100 Vjet Adolf Hitler / Chance 2000 – Lamtumirë Gjermanisë
- Titulli: 100 Vjet Adolf Hitler. Ora e fundit në bunker-in e Führerit
- Regjia: Christoph Schlingensief
- Kohezgjatja: 51 Minuta
- Viti: 1989
- Gjuha: Gjermanisht me titra anglisht
- Data: 07 prill 2026 , ora 18:00
- Vendi: ZETA Center for Contemporary Art
- Hyrja: E lire
Një skenë nga bunker-i i Führerit – jo një dokumentar i saktë historik, por një inskenim grotesk i orëve të fundit aty brenda. Kanë mbetur vetëm pak minuta para fundit, dhe ndërsa jashtë bien bombat, Hitleri dhe ndjekësit e tij organizojnë një festë obscene. Filmi 100 VJET ADOLF HITLER i Christoph Schlingensief, i xhiruar në vetëm 16 orë pa ndërprerje, tregon incest dhe intrigë, zhurmë dhe kaos.
- Titulli: Chance 2000 – Lamtumirë Gjermanisë
- Regjia: Frieder Schlaich, Kathrin Krottenthaler
- Kohezgjatja: 125 Minuta
- Viti: 2017
- Gjuha: Gjermanisht me titra anglisht
- Data: 07 prill 2026 , ora 18:00
- Vendi: ZETA Center for Contemporary Art
- Hyrja: E lire
Christoph Schlingensief trazon fushatën zgjedhore në 1998: Me themelimin e partisë protestuese „Chance 2000“, ai shndërron politikën në një projekt teatror spektakolar midis aksionit, provokimit dhe ndërhyrjes politike. Dokumentari „Chance 2000 – Lamtumirë Gjermanisë” është montuar nga materiale arkivore dhe ndjek cirkun e fushatës zgjedhore të 1998-s, që nisi me idenë se çdo person mund të kandidojë edhe vetë.