Open Call: Workshop “Jepi zë – Demokraci përmes muzikës“
Për çfarë bëhet fjalë? Cilat janë temat që të interesojnë dhe dëshiron që t’u japësh zë?
Muzika mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të shfaqur veten, mendimet dhe ndjenjat e tua, dhe njëkohësisht për të biseduar me të tjerët mbi vlera si liria, diversiteti dhe e drejta për vendimmarrje.
Pikërisht për këtë bëhet fjalë në workshop-in “Jepi zë – Demokraci përmes muzikës”.
Gjatë workshop-it do të punosh së bashku me pjesëmarrës të tjerë për të krijuar një këngë mbi temat që ju zgjidhni vetë dhe më pas do ta regjistroni atë. Gjatë workshop-it do të merrni gjithashtu njohuri interesante mbi ritmin (beat), akordet dhe mënyrën se si muzika mund të përdoret për të shprehur mendimet dhe qëndrimin tuaj personal.
Workshop-i krijon një hapësirë të sigurt për kreativitet, shprehje personale dhe fuqizim.
Në fund do të organizohet një koncert në Tulla Culture Center, ku do të prezantohet kënga juaj dhe do të shoqërohet nga një koncert akustik nga Coco Aikura.
Drejtuesit e workshop-it:
Corinna Krome: https://www.cocoaikura.com/about
Manon Le Hir
Kur dhe ku? Data: 15 – 16 maj 2026
Vendi: "Tulla Culture Center, Tiranë"
Dita 1: 15 maj, ora 16:00 – 20:00
Dita 2: 16 maj, ora 10:00 – 14:00 + drekë
Dita 2: nga ora 19:00 – Koncert
Kush mund të marrë pjesë? Workshop-i është i hapur për të gjithë të rinjtë e moshës 15–18 vjeç, të cilët mësojnë gjermanisht në shkollë, janë të paktën në nivelin A2 dhe janë të interesuar për muzikën.
Nuk kërkohen njohuri muzikore paraprake – më e rëndësishme është dëshira për kreativitet dhe bashkëpunim.
Çfarë të pret?
• Një workshop interaktiv & aftësi të reja
• Këngë & kreativitet
• Shkëmbim idesh & miqësi të reja
• Një koncert i përbashkët
Si mund të aplikosh? Dërgo deri më 20 prill një video të shkurtër në gjermanisht (maks. 60 sekonda) në adresën:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Video duhet të përmbajë:
• Një prezantim të shkurtër (emri, mosha, shkolla, etj.)
• Përgjigju pyetjes: “Çfarë roli ka muzika në jetën tënde të përditshme?”
• Shpreh motivimin tënd se përse dëshiron të jesh pjesë e këtij workshop-i
Mirëpresim aplikimet tuaja!