- Scritto da Ilir Permeti
- Published in Te paktegorizuara
- Hits: 16
- Stampa ,
Sanitare
Data e fillimit: 15.09.2026
Përshkrimi i pozicionit
Personi i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për garantimin e pastërtisë, higjienës dhe mirëmbajtjes së përditshme të ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Goethe-Zentrum Tirana, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të rregullt, të sigurt dhe mikpritës për stafin, kursantët dhe vizitorët.
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara
- Përvoja e mëparshme në pastrim dhe mirëmbajtje përbën avantazh.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe seriozitet në punë.
- Aftësi për të organizuar dhe përfunduar detyrat brenda afateve të përcaktuara.
- Kujdes i lartë ndaj pastërtisë, higjienës dhe detajeve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
- Gatishmëri për të respektuar rregullat dhe procedurat e institucionit.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Kryerja e pastrimit dhe mirëmbajtjes së përditshme të ambienteve të institucionit.
- Pastrimi dhe dezinfektimi i zyrave, sallave të mësimit, korridoreve, ambienteve sanitare dhe hapësirave të përbashkëta.
- Kujdesi për furnizimin dhe sistemimin e materialeve higjieno-sanitare sipas nevojave të institucionit.
- Identifikimi dhe raportimi i problematikave që lidhen me mirëmbajtjen e ambienteve.
- Respektimi i standardeve të higjienës, sigurisë dhe procedurave të brendshme të institucionit.
- Përdorimi i pajisjeve dhe produkteve të pastrimit në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme.
- Ofrimi i asistencës gjatë vizitave, pritjeve dhe aktiviteteve të organizuara nga institucioni.
- Mbështetje në përgatitjen dhe sistemimin e ambienteve për takime, evente dhe organizime të ndryshme.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në ose shprehjen e interesit deri më 30.06.2026 në adresën elektronike:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen.
Goethe-Zentrum Tirana falënderon të gjithë aplikantët për interesin e treguar.