Slider

Rezultate

GOETHE-ZERTIFIKAT C2: GDS 09.09.2021

të enjten, 09.09.2021, ora 08.00
Regjistrimi deri: 18.08.2021

Çmimi intern: 24.500* lekë
Çmimi ekstern: 33.000 lekë
Çmimi për modul: 10.000 lekë për Modul

*Tarifa e reduktuar prej 24.500 lekësh vlen vetëm për kursantët e Goethe-Zentrum, të cilët e kanë përfunduar kursin e nivelit C 2.4 me sukses.
Ecuria:

Hyrja
  • 08.30 - 09.00 Hyrja, kontrolli i pasaportave.

    Lejohet hyrja vetëm e personave të regjistruar për provim.Shoqëruesit janë të lutur të presin jashtë deri në përfundim të provimit.
    Pjesëmarrësit pa pasaportë të vlefshme nuk mund të pranohen në provim.
    Palltot, xhaketat, çantat dhe telefonat celularë duhen dorëzuar në garderobë apo në zyrën e regjistrimit.

Provimi me shkrim
    • 09.00 - 10.10 Moduli "të lexuarit"
    • 10.20 - 11.00 Moduli "të dëgjuarit"
    • 11.20 - 12.40 Moduli "të shkruarit"

      Në sallën e provimit, ju lutemi të merrni me vete vetëm pasaportën dhe stilolapsin.
      Lejohet të shkruhet vetëm me stilolaps, jo me laps.


Provimi me gojë
  • duke filluar nga ora 13.00

    Kohëzgjatja: 15 minuta kohë përgatitore dhe 15 minuta provim me gojë.
    Si rregull, provimi me gojë zhvillohet në çift.

Në varësi të numrit të pjesëmarrësve në provim, ju lutemi të planifikoni kohë pritjeje. Kush dëshiron mund të sjellë me vete diçka për të pirë ose diçka të vogël për të ngrënë, pasi gjatë pushimeve pjesëmarrësit nuk mund të dalin nga ndërtesa. Pirja e duhanit lejohet jashtë në terracë.


Shpërndarja e dëshmive: jo më herët se 2 javë pas dhënies së provimit

Të dhënat mund të ndryshojnë.