GOETHE-ZERTIFIKAT B2 - 17.12.2021
të premten, 17.12.2021, ora 08.00
Regjistrimi deri më 26.11.2021
Çmimi intern: 15.500 lekë*
Çmimi ekstern: 21.500 lekë
Çmimi për modul: 8.000 lekë
*Çmimi i ulur prej 15.000 lekësh vlen vetëm për kandidatë, të cilët në çastin e regjistrimit për provim janë njëkohësisht edhe kursantë të Goethe-Zentrum.
Ecuria:
Hyrja
Provimi me shkrim
Provimi me gojë
Në varësi të numrit të pjesëmarrësve në provim, ju lutemi të planifikoni kohë pritjeje. Kush dëshiron mund të sjellë me vete diçka për të pirë ose diçka të vogël për të ngrënë, pasi gjatë pushimeve pjesëmarrësit nuk mund të dalin nga ndërtesa. Pirja e duhanit lejohet jashtë në terracë.
Ecuria:
Hyrja
- 08.00 – 08.30: Hyrja, kontrolli i pasaportave
Lejohet hyrja vetëm e personave të regjistruar për provim. Shoqëruesit janë të lutur të presin jashtë deri në përfundim të provimit.
Pjesëmarrësit pa pasaportë të vlefshme nuk mund të pranohen në provim.
Palltot, xhaketat, çantat dhe telefonat celularë duhen dorëzuar në garderobë apo në zyrën e regjistrimit.
Provimi me shkrim
- 08.30 – 09.50: Moduli "të lexuarit"
- 10.10 – 10.40: Moduli "të dëgjuarit"
- 10.50 – 12.10: Moduli "të shkruarit"
Në sallën e provimit, ju lutemi të merrni me vete vetëm pasaportën dhe stilolapsin.
Lejohet të shkruhet vetëm me stilolaps, jo me laps.
Provimi me gojë
- 17.12.2021
Orari do t'u komunikohet pjesëmarrësve individualisht.
Kohëzgjatja: 15 minuta kohë përgatitore dhe 15 minuta provim me gojë.
Si rregull, provimi me gojë zhvillohet në çift.
Në varësi të numrit të pjesëmarrësve në provim, ju lutemi të planifikoni kohë pritjeje. Kush dëshiron mund të sjellë me vete diçka për të pirë ose diçka të vogël për të ngrënë, pasi gjatë pushimeve pjesëmarrësit nuk mund të dalin nga ndërtesa. Pirja e duhanit lejohet jashtë në terracë.
Shpërndarja e certifikatave: 12.01.2022