After Spring Comes Fall

Banesa është vrimosur tej për tej nga plumbat, ndërkohë burri i saj është plagosur rëndë. Mina, një nuse e re kurde, vendos të braktisë vendin e saj, Sirinë, dhe emigron drejt Berlinit. Nën mbrojtjen e supozuar të ilegalitetit ajo nis një jetë të re, ku herë pas here i dërgon para familjes së saj në Siri. Mirëpo pikërisht këto transferta kthehen në fatalitet për të. Shërbimi informativ sirian zbulon vendndodhjen e Minës dhe e detyron atë të punojë si spiune. Me kalimin e kohës ajo fiton besimin e disa opozitarëve sirianë në Berlin dhe transmeton kështu informacione delikate rreth lëvizjes rezistente. E dëshpëruar ajo kërkon rrugëdaljen nga një rrjet i dendur robërie, tradhtie dhe dhune.

Filmi “After Spring Comes Fall” është një thriller i errët aktual. Në mënyrë mbresëlënëse ai tregon, se një arratisje nuk përfundon me mbërritjen në Gjermani.

  • Titulli: After Spring Comes Fall
  • Regjia: Daniel Carsenty
  • Kohëzgjatja: 90 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2015
  • Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
  • Aktorët: Haima Ilter, Tamer Yigit, Murat Seven, Asad Schwarz, Marc Philipps, etj.
  • Data: të enjten, 15 shkurt 2018, ora 19:00
  • Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimediës Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
  • Hyrja: falas


Aktualizimi i fundit: 04.01.2018
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑