Nga ata të fortët

Djaloshi Mikael Polishka (David Kross) edhe pse i përhumbur rrugëve të minibashkisë Neukölln ai vazhdon të ecë me një pikësynim, derisa futet në një rajon policie. Në këpucën e tij ka gjak, kur ai nis t’i tregojë komisarit Geber (Hans Löw) historinë e tij të inskenuar si retrospektivë. Në ditëlindjen e tij të 15 mamaja e tij Miriam (Jenny Elvers) ka një përplasje me të dashurin e saj Klaus (Jan Henrik Stahlberg). Sherri del jashtë kontrollit dhe pak minuta më vonë të dy mëmë e bir e gjejnë veten bashkë me plaçkat e tyre mes katër rrugëve. I dashuri pasanik i përzë ata nga shtëpia e tij. Ai ka paranë dhe pushtetin. Me mëshirë ai i jep Mikaelit ca para në dorë dhe i kërkon, që nga ai moment e tutje të mos e thërrasë më Klaus por dr. Peters. Kështu dy të përzënët “emigrojnë” nga minibashkia prestigjoze Zehlendorff në Neukölln.

Bashkë me vendbanimin Mikaeli duhet të ndërrojë edhe shkollën; ai futet në një nga ato klasa, ku si mësuesi ashtu dhe nxënësit nuk kanë më asnjëfarë shprese për ndonjë gjë. Përqindja e të rinjve me prindër të huaj është tepër e lartë. Frustrimi nga të mospaturit e mundësive shkakton agresion dhe dhunë. Kështu Mikaeli bëhet viktimë e të riut turk Erol (Oktay Özdemir) dhe kolegëve të tij, të cilët i bëjnë presion çdokujt, që është më i dobët se ta. Mikaeli kërkon ndihmë te shokët e tij të rinj, Krile (Arnel Taci) dhe Mace (Kai Michael Müller). Për të gjetur para, kjo treshe hyn vjedhurazi në vilën e dr. Petersit dhe merr me vete ç’t’i mbajnë krahët. Gjatë shitjes së plaçkave të vjedhura Hamalit (Erhan Emre), kryetarit të një bande trafikantësh droge, i bie në sy shakthtësia e Mikaelit.

Mamasë së tij, e cila është e zënë me të dashurit e saj të rinj, që i ndërron vazhdimisht, nuk i bien fare në sy ndryshimet, që Mikaeli po pëson. Edhe kur atë e merr në pyetje komisari Geber në lidhje me plaçkitjen e shtëpisë së dr. Petersit, ajo nuk dyshon asgjë. Mikaeli kapet përsëri nga Eroli, por njerëzit e Hamalit e shpëtojnë dhe fillojnë t’i bëjnë presion. Mikaeli bëhet korrier droge te ky grup dhe rezulton i besueshëm – deri në momentin kur Eroli i merr atij një çantë plot para. Hamali do të marrë hak; ai e merr Erolin peng dhe detyron Mikaelin ta vrasë atë.

  • Titulli: Nga ata të fortët
  • Regjia: Detlev Buck
  • Kohëzgjatja: 98 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2006
  • Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
  • Aktorët: David Kross, Jenny Elvers-Elbertzhagen, Erhan Emre, Oktay Özdemir, Kida Khodr Ramadan, Arnel Taci, Kai Michael Müller, Hanns Löw, etj.
  • Data: të enjten, 14 dhjetor 2017, ora 19:00
  • Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimediës Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
  • Hyrja: falas


Aktualizimi i fundit: 30.11.2017
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑