Lola vrapon

Historia zhvillohet në Berlin dhe nis me Manin, të dashurin e Lolës, i cili punon si korrier për një skifter dhe i telefonon asaj nga një kabinë telefoni. I hutuar ai harroi gabimisht në metro një torbë me 100.000 marka brenda, pasi Lola nuk kishte ardhur ta merrte siç e kishin lënë me fjalë (asaj i vodhën çiklomotorin kur shkoi të blinte ciagare). Ai sheh, se si një endacak gjen paratë në torbë. Mirëpo Manit i mbeten vetëm 20 minuta derisa të vijë punëdhënësi i tij për të marrë paratë. Këto janë edhe 20 minuta për Lolën për ta nxjerrë të dashurin e saj nga balta. Ndërkohë Mani do e presë atë te kabina e telefonit.

Shikuesi ndjek, se si Lola vrapon nëpër qytet dhe përpiqet të gjejë paratë. Pjesa kryesore e filmit përbëhet nga tri “vrapime” të ndryshme, të cilat kanë të njëjtin përfundim, por që zhvillohen në mënyra të ndryshme, duke ndikuar në jetën e njerëzve, të cilët ajo has gjatë rrugës.

Regjisori i ri Tom Tykwer tregon historinë e një dashurie në tri variacione me përfundime të ndryshme. “Lola vrapon” është mbi të gjitha një lojë me mjetet e kinemasë, por edhe një dëshmi e një ndjenje për jetën, duke qenë kështu një nga filmat më të suksesshëm të vitit 1988 – një film gjerman kult.

  • Titulli: Lola vrapon
  • Regjia: Tom Tykwer
  • Kohëzgjatja: 81 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 1998
  • Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
  • Aktorët: Franka Potente, Moritz Bleibtreu, Herbert Knaup, Armin Rhode, Joachim Kròl, Heino Ferch, Nina Petri, Suzanne von Borsody, Lars Rudolph, etj.
  • Data: të enjten, 16 nëntor 2017, ora 19:00
  • Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimediës Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
  • Hyrja: falas


Aktualizimi i fundit: 10.11.2017
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑