Kebab Connection

Një komedi ndërkulturore gjermane me një adoleshent turk, i cili ëndërron të xhirojë filmin e parë gjerman me kung-fu, por që padashje lë të dashurën e tij gjermane shtatzënë. Kur merr vesh që e dashura e djalit të tij Ibo ka ngelur shtatzënë, Mehmetit, babait të Ibos, i hipin xhindet. Kjo e bën Mehmetin ta nxjerrë të birin nga shtëpia. Kështu Iboja gjen strehim te shoku i tij Lefti, djali i një greku, që ka një tavernë.
Edhe Lefti, i cili është bërë vegjetar dhe ka hapur një dyqan fast food-i për falafel, është zënë me babanë e tij. Mamaja e Ticit, e cila është braktisur nga i shoqi, shpreh gjithashtu skepticizëm: “Ke parë ndonjëherë ndonjë turk të shtyjë një karrocë fëmijësh?” Fakti që Tici përpiqet ta manipulojë Ibon të bëjë pikërisht këtë gjë, i ndërlikon edhe më tepër gjërat.
Ndërkohë që Tici dhe shoqja e saj përgatiten për provimin e pranimit të shkollës së aktrimit, Iboja, i cili ëndërron më shumë për të bërë filmin e parë gjerman me kung-fu dhe më pak të rrisë një fëmijë, xhiron për xhaxhain e tij një reklamë të re, por të pasuksesshme, mëson ndërrimin e pelenave dhe frekuenton një kurs për nënat e reja. Edhe pse Stela, vajza e pronarit grek, përpiqet ta joshë Ibon, ai dhe Mehmeti gjenden në vend, kur Tici sjell në jetë një vajzë. Projekti i madh për filmin e kung-fusë duhet të presë edhe ca, sepse Iboja merr lejen e shtatzënisë.
- Titulli: Kebab Connection
- Regjia: Anno Saul
- Kohëzgjatja: 96 minuta
- Viti i shfaqjes së parë: 2005
- Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
- Aktorët: Tatjana Velimirov, Farih Ogün Yardim, Romina Fütterer, Sibel Kekilli, Cem Akin, Güven Kiraç, Denis Moschitto, Nursel Köse, Nora Tschirner, etj.
- Data: të enjten, 21 janar 2016, ora 19:00
- Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimediës Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
- Hyrja: falas
- Trailer: YouTube trailer