Slider

Kuadri i Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj)

Detyrat e Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj)
Kuadri i Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj) merret me vlerësimin e ecurisë së aftësisë së suksesit në mësimin e një gjuhe të huaj. Objektivi këtu qëndron në realizmin e krahasimit me njëra-tjetrën të certifikatave të ndryshme gjuhësore evropiane dhe në krijimin e një njësie të përbashkët matëse për marrjen e njohurive gjuhësore.

Nivelet bazike të Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve
A: përdorimi elementar i gjuhës
B: përdorimi i pavarur i gjuhës
C: përdorimi kompetent i gjuhës

    Këto nivele bazike janë të ndara në 6 nënnivele gjuhësore:
  • A1 – Njohuri fillestare
    Personi mund të kuptojë dhe përdorë shprehje të njohura e të përditshme dhe fjali të thjeshta, të cilat synojnë përmbushjen e nevojave konkrete. Mund të prezantojë veten dhe të tjerët dhe të pyesë të tjerët lidhur me personin e tyre – p.sh. ku banojnë, a njohin persona të tjerë ose çfarë gjërash kanë – si dhe t’u përgjigjet edhe vetë kësi pyetjesh. Mund të merret vesh në mënyrë shumë të thjeshtë, nëse bashkëbiseduesi flet ngadalë e qartë dhe tregohet i gatshëm për të ofruar ndihmë.
  • A2 – Njohuri bazë
    Personi mund të kuptojë fjali dhe shprehje të shpeshta, të cilat lidhen me tema me kuptim të drejtpërdrejtë (p.sh. informacione rreth personit dhe familjes, blerjeve, punës apo ambientit rrethues). Mund të merret vesh në situata rutinë, ku bëhet fjalë për shkëmbimin e thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë të informacioneve lidhur me gjëra të njohura dhe të përditshme. Mund të përshkruajë me mjete të thjeshta prejardhjen dhe arsimin e vet, mjedisin rrethues dhe gjëra në lidhje të drejtpërdrejtë me nevojat.
  • B1 – Përdorim i avancuar i gjuhës
    Personi mund të kuptojë pikat kryesore, nëse përdoret gjuha standarde dhe nëse bëhet fjalë për gjëra të njohura nga puna, shkolla, koha e lirë, etj. Mund të përballojë shumicën e situatave, me të cilat haset gjatë udhëtimeve në vendet ku flitet gjuha e mësuar. Mund të shprehet në mënyrë të thjeshtë dhe brenda kontekstit rreth temave të njohura dhe fushave personale të interesit. Mund të raportojë për përvoja dhe ngjarje, të përshkruajë ëndrra, shpresa dhe synime si dhe të japë për plane dhe pikëpamje sqarime apo shpjegime.
  • B2 – Përdorim i pavarur i gjuhës
    Personi mund të kuptojë përmbajtjen e teksteve komplekse lidhur me tema konkrete dhe abstrakte – kupton brenda fushës së vetë të veprimtarisë edhe diskutimet respektive. Mund të merret vesh spontanisht dhe rrjedhshëm në mënyrë të tillë ku një bisedë normale me vendas zhvillohet mirë dhe pa ndonjë sforcim të madh mes palëve. Mund të shprehet lidhur me një spektër të gjerë temash në mënyrë të qartë dhe të detajuar, të mbajë një qëndrim për një çështje aktuale dhe të japë avantazhet dhe disavantazhet e mundësive të ndryshme.
  • C1 – Njohuri profesionale të gjuhës
    Personi mund të kuptojë një spektër të gjerë tekstesh të sofistikuara e të gjata dhe të përcjellë domethënie të nënkuptuara. Mund të shprehet në mënyrë spontane dhe të rrjedhshme, shpeshherë pa pasur nevojën për të kërkuar gjatë fjalët e duhura. Mund të përdorë në mënyrë të efektshme dhe elokuente gjuhën në jetën shoqërore dhe atë profesionale apo në shkollë ose universitet. Mund të shprehet qartë, në mënyrë të strukturuar dhe të shkoqur lidhur me çështje të ndërlikuara dhe të vërë në përdorim në mënyrë të përshtatshme mjete të ndryshme për gërshetimin e teksteve.
  • C2 – Njohuri gjuhësore pothuajse si të një vendasi
    Personi mund kuptojë praktikisht pa asnjë vështirësi çdo gjë që lexon apo dëgjon. Mund të përmbledhë informacione nga burime të ndryshme me shkrim apo me gojë dhe të riprodhojë prej tyre arsyetime dhe sqarime në mënyrë koherente. Mund të shprehet spontanisht, rrjedhshëm dhe qartë dhe të shfaqë qartazi në çështje të ndërlikuara nuanca të imta kuptimore.
Burimi: www.europaeischer-referenzrahmen.de