Slider

Rreth nesh

Goethe-Zentrum Tirana është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të Instituteve Gëte dhe ka mision nxitjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë. Instituti Gëte është instituti kulturor i Republikës Federale të Gjermanisë, i cili përcjell gjuhën dhe kulturën gjermane në 98 vende të botës.

Goethe-Zentrum mbështet bashkëpunimin gjermano-shqiptar në fushat e arsimit dhe kulturës ndërmjet të tjerash nëpërmjet kurseve dhe provimeve të gjuhës gjermane, kualifikimeve për stafin pedagogjik dhe projekteve me shkollat dhe universitetet, aktiviteteteve kulturore të filmit, dansit, muzikës, teatrit, ekspozitave, letërsisë dhe përkthimit. Goethe-Zentrum përcjell një imazh të plotë e aktual të Gjermanisë përmes informacioneve rreth jetës së saj kulturore, shoqërore dhe politike.