Jack

Filmi 'Jack' flet për zhvillimin e një dajli, i cili mësoi të mbajë përgjegjësi që në moshë të vogël. Në fund ai na befason me një vendim, i cili me guximin e tij na përplas me shpatulla pas murit.
Xheku është një djalë 10-vjeçar dhe nuk ka shumë kohë që është futur në një konvikt social për fëmijët. Është verë dhe entuziazmi për pushimet e verës është i madh. Mirëpo ditën e fundit të shkollës askush s’vjen për ta marrë nga shkolla. E ëma e tij Zana, një prind i vetëm dhe zakonisht gjithë kohës e zënë me veten, me rritjen e dy fëmijëve dhe me gjithçka tjetër, i telefonon atij për ta ngushëlluar. Kështu Xheku, bashkë me një djalë tjetër, qëndron vetëm me mësuesen, deri në çastin kur fillon edhe zënka.
I frikësuar ai largohet dhe vrapon drejt e në shtëpi, për të gjetur strehë tek e ëma, ndonëse ajo përsëri nuk gjendet aty. Pasi Xheku merr vëllain e tij të vogël 6-vjeçar Manuelin nga një mikeshë, niset së basku me të në kërkim të mamasë. Me ditë të tëra ata i bien qytetit kryq e tërthorë në ndjekje të gjurmëve të saja. Me kalim e kohës ata zbulojnë një nga një rrethin e të njohurve të mamasë së tyre, por nuk korrin gjë tjetër përveç fjalëve të ngrohta dhe përcjelljeve, duke mbetur kështu të vetëm.
Edward Berger dhe bashkautorja Nele Mueller-Stoefen e përshkruajnë veprimin e dy fëmijëve, që kërkojnë mamanë e tyre, lakonik dhe të ndjeshëm, poetik dhe plot mirëkuptim për dhimbjen dhe vetminë që ata ndjejnë. Filmi hedh njëkohësisht edhe një vështrim panoramik mbi Berlinin: bulevardet dhe supermarketet, klubet e natës, baret dhe parqet, si dhe për të mos harruar edhe periferitë e zbrazëta përtej dritave të qytetit.
- Titulli: Jack
- Regjia: Edward Berger, Dietrich Brüggemann
- Kohëzgjatja: 102 minuta
- Viti i shfaqjes së parë: 2014
- Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
- Aktorët: Ivo Pietzcker, Georg Arms, Luise Heyer, Nele Mueller-Stoefen, Vincent Redetzki, Jacob Matschenz, etj.
- Data: të enjten, 17 mars 2016, ora 19:00
- Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimediës Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
- Hyrja: falas
- Trailer: YouTube trailer