Slider

Film

Të Zakonshmit

Ky film fantastiko-shkencor tregon historinë e një shoqërie të ndarë në tri klasa hierarkike, që po i afrohet ngadalë një revolte. Ngjarja rrëfehet përmes 16-vjeçares Paula, e cila largohet nga shtresa e saj e privilegjuar dhe përfundon në lagjet e varfra, ku në mënyrë të papritur gjen miq të vërtetë. Në pamje të parë duket një histori e thjeshtë, por trajtimi i saj është jashtëzakonisht origjinal dhe estetikisht i veçantë. Në këtë botë mund të jesh personazh kryesor plot jetë e ngjyra, figurë dytësore e zymtë, ose pjesë e të përjashtuarve – “Outtakes” – që ekzistojnë në bardh e zi dhe pa muzikë. Sophie Linnenbaum arrin të ndërthurë kinemanë argëtuese me artin konceptual, duke ndërtuar një histori të vendosur në një botë surreale. Megjithatë, realiteti nuk është i largët, pasi filmi reflekton tema aktuale si ksenofobia, përjashtimi shoqëror dhe kapitalizmi.

  • Titulli:Të Zakonshmit
  • Regjia: Sophie Linnenbaum
  • Kohezgjatja: 120 Minuta
  • Viti: 2022
  • Gjuha: Gjermanisht me titra anglisht
  • Data: E premte, 24 tetor 2025 , ora 18:00
  • Vendi: Goethe Zentrum Tirana
  • Hyrja: E lire