Slider

Film

Qielli i Kuq

Një verë e nxehtë në Detin e Veriut. Felixi dhe Leoni planifikojnë të bëjnë një pushim kreativ në shtëpinë e pushimit të nënës së Felixit. Kur mbërrijnë atje, zbulojnë se shtëpia e pushimit gjithashtu i është dhënë me qira një vajze të re, e cila herë pas here sjell aty të dashurin e saj. Ndërsa Felixi krijon një miqësi verore me të dy ata, Leoni mbetet i vetëm jashtë grupit, duke u ndjerë i izoluar. Ai është i pakënaqur, punon në një manuskrit libri dhe ka ngecur në një krizë kreative. Në të njëjtën kohë, ai dashurohet me vajzën e re por pa i treguar asaj për këtë. Nga pasiguria dhe dyjëzimi i brendshëm, ai shmang çdo gëzim. Një zjarr në pyll i dalë jashtë kontrollit, kërcënon së shpejti gjithë qëndrimin e tyre në Detin e Veriut, duke u kthyer kështu edhe në një rrezik real për ata.

  • Titulli:Qielli i Kuq
  • Regjia: Christian Petzold
  • Kohezgjatja: 99 Minuta
  • Viti: 2023
  • Gjuha: Gjermanisht me titra anglisht
  • Data: 19 mars 2026 , ora 18:00
  • Vendi: Qendra e Artit Agimi
  • Hyrja: E lire