Goodbye, Lenin!
Berlini Lindor në vjeshtën e vitit 1989: Nëna e Alex Kerner-it ndodhet në koma pas një ataku në zemër dhe nuk arrin të përjetojë rënien e Murit të Berlinit. Kur zgjohet në verën e vitit 1990, mjeku i shpjegon se çdo emocion i fortë mund të jetë fatal për të. Prandaj, Alex dhe miqtë e tij vendosin t’i fshehin fundin e shtetit të SED-it dhe i krijojnë gruas së sëmurë iluzionin se Gjermania Lindore vazhdon të ekzistojë. Iluzioni funksionon gjatë, deri sa e vërteta nuk mund të fshihet më. Pas rënies së Murit të Berlinit, çdo gjurmë e ish-Gjermanisë Lindore u fshi plotësisht. Fundi erdhi si një tronditje, shumë shpejt për t’u përjetuar vërtet. Filmi trajton fundin e Gjermanisë Lindore në dy mënyra: përtej historisë “së madhe”, filmi tregon historinë e vogël të Alex-it dhe nënës së tij dhe ndjenjat e tyre. Në këtë mënyrë ky film është një vepër mbresëlënëse, si në nivel historik-shoqëror, ashtu edhe në atë emocional-njerëzor.
- Titulli:Goodbye, Lenin!
- Regjia: Wolfgang Becker
- Kohezgjatja: 120 Minuta
- Viti: 2023
- Gjuha: Gjermanisht me titra anglisht
- Data: 20 shkurt 2026 , ora 17:30
- Vendi: Qendra e Artit Agimi
- Hyrja: E lire