BRUNNGASSE 8 UDHËTIM NË KOHË DREJT CYRIHUT
Filmi ndërmerr një udhëtim nëpër kohë me gjashtë persona dhe një mi dhe eksploron shtëpinë Brunngasse 8, e zbukuruar me piktura murale që datojnë rreth vitit 1330. Filmi reflekton mbi vlerën e historisë për jetën tonë të sotme. Hildegard E. Keller është regjisore, studiuese dhe autore me origjinë zvicerane. Ajo ka dhënë kontribute të rëndësishme përmes dokumentarëve, romaneve dhe performancave të saj artistike. Aktualisht ajo ndodhet në Tiranë si Artist in Residence, me mbështetjen e POETEKA. Pas shfaqjes së filmit do të zhvillohet një bisedë dhe sesion pyetje-përgjigje me regjisoren Hildegard E. Keller. Më pas ju ftojmë në një pritje të vogël koktej – një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime dhe biseduar së bashku. E rëndësishme: Nisur nga numri i kufizuar i vendeve në sallë, lutemi për konfirmimin tuaj me Emër dhe Mbiemër deri më 18 maj 2026 në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. Ky aktivitet realizohet falë mbështetjes së përbashkët me POETEKA, DAAD Lektorat Tirana, Ambasadën Zvicerane në Shqipëri dhe Goethe-Zentrum Tirana.
- Titulli: BRUNNGASSE 8
- Regjia: Hildegard E. Keller
- Kohezgjatja: 62 Minuta
- Viti: 2022
- Gjuha: Gjermanisht me titra anglisht
- Data: : E martë, 19 maj 2026, ora 18:00 – 20:00
- Vendi: Salla e Ambasadës Gjermane, Rr. Skënderbej Nr. 8, Tiranë
- Hyrja: E lire