Lektisja e Veronika Fosit
Frymëzuar nga fati i yllit të kinostudios gjermane UFA, Sybille Schmitz, regjisori Rainer Werner Fassbinder tregon një histori të errët të periudhës së pasluftës:
Aktorja e varur nga droga Veronika Vos nuk po arrin të ketë më të njëjtin sukses si dikur. E pashpresë për këtë ajo kryen vetëvrasje, ndërkohë që në radio po dëgjohet bekimi i Papës me rastin e festës së pashkëve.
Në pjesën e dytë të trilogjisë së tij për vitet pesëdhjetë Fassbinder shfrytëzon në mënyrë të pavarur mjetet stilistike të melodramës së vjetër të UFA-s.
- Titulli: Lektisja e Veronika Fosit
- Regjia: Rainer Werner Fassbinder
- Kohëzgjatja: 100 minuta
- Viti i shfaqjes së parë: 1982
- Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
- Aktorët: Rosel Zech, Hilmar Thate, Cornelia Froboess, Annemarie Düringer, Doris Schade, Erik Schumann, Johanna Hofer, Peter Berling, etj.
- Data: të mërkurën, 15 mars 2017, ora 19:00
- Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimediës Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
- Hyrja: falas
- Aktiviteti: në kuadër të një seminari për regjisorin Rainer Werner Fassbinder