Sy për sy
Dhjetëvjeçari i vogël Miki jeton në një shtëpi sociale për fëmijë. Një ditë ai zbulon rastësisht një letër të mamasë së tij të ndjerë drejtuar njëfarë Tomi. Mikit i mbushet mendja: Ky i panjohur duhet të jetë babai i tij! Plot emocion dhe ngazëllim ai merr rrugën e kërkimit – të gjejë një burrë, i cili do ta mbrojë dhe t'i japë një shëtpi.
Kur ai e takon atë më në fund, surpriza është edhe më e madhe: Tomi është xhuxh! Babai i tij është më i vogël se ai vetë! Vetëm që kështu nuk e kishte përfytyruar Miki babain e tij. Edhe vetë Tomi është i shokuar nga atësia e tij e papritur. Kur ata më në fund përballen me njëri-tjetrin, ndodh diçka që i përmbys gjërat totalisht…
Filmi "Sy për sy" nuk është vetëm argëtues, por përçon edhe një mesazh të rëndësishëm: Ai kërkon tolerancë, sinqeritet dhe empati për personat, të cilët janë ndryshe.
- Titulli: Sy për sy
- Regjia: Joachim Dollhopf, Evi Goldbrunner
- Kohëzgjatja: 99 minuta
- Viti i shfaqjes së parë: 2016
- Gjuha: gjermanisht me titra shqip
- Aktorët: Luis Vorbach, Jordan Prentice, Ella Frey, Anica Dobra, Mira Bartuschek, Sebastian Fräsdorf, Phil Laude, etj.
- Data: të shtunën, 14 tetor 2017, ora 15:00
- Vendi: Kinema Millennium, shëtitore “Murat Toptani”, nr. 20, 1001 Tiranë
- Hyrja: falas
- Aktiviteti: në kuadër të Tetorit Gjerman