Lamtumirë Evropë
"Lamtumirë Evropë" tregon në mënyrë episodesh pjesë nga jeta e shkrimtarit austriak Shtefan Cvajg në mërgim. Në kulmin e famës së tij botërore ai detyrohet të mërgojë jashtë vendit, i dëshpëruar dhe duke e ditur paraprakisht, që Evropa do të rrënohet. Historia e një emigranti, historia e humbjes së atdheut të vjetër dhe e gjetjes së një të riu.
Rio de Zhanero, Buenos Aires, Nju Jork dhe Petropolis janë katër stacionet e mërgimit të Shtefan Cvajgut, të cilat, edhe pse i ofruan strehim, mikpritje dhe natyrë madhështore tropikale, prapëseprapë nuk i jepnin qetësinë dhe atdheun, që ai kërkonte. Një film historik me pamje të forta për një artist të madh si dhe për kohën kur Evropa ishte në arratisje.
- Titulli: Lamtumirë Evropë
- Regjia: Maria Schrader
- Kohëzgjatja: 10 minuta
- Viti i shfaqjes së parë: 2016
- Gjuha: gjermanisht me titra shqip
- Aktorët: Josef Hader, Nicolau Breyner, Lenn Kudrjawizki, André Szymanski, João Cabral, Harvey Friedman, Tómas Lemarquis, etj.
- Data: të martën, 17 tetor 2017, ora 19:00
- Vendi: Kinema Millennium, shëtitore “Murat Toptani”, nr. 20, 1001 Tiranë
- Hyrja: falas
- Aktiviteti: në kuadër të Tetorit Gjerman