Katër mbretër
Krishtlindjet, festa e paqes, festa e familjes. Por jo e atillë për katë të rinj, për Larën, Aleksandrin, Timon dhe Fedjën dhe jo e tillë për doktor Volfin, i cili i trajton këta të katër në psikiatrinë e moshave adoleshente. Orët e terapisë, të cilat janë për të gjithë tepër të lodhshme, tregojnë, se burimi i konflikteve, me të cilat përballen të rinjtë e sotëm, duhen kërkuar te familja. Në këtë pavijon festa e Krishtlindjeve çon te surpriza të mira dhe të këqija – dhe pavarësisht një dështimi të hidhur, ajo jep arsye për të shpresuar.
- Titulli: 4 mbretër
- Regjia: Theresa von Eltz
- Kohëzgjatja: 98 minuta
- Viti i shfaqjes së parë: 2015
- Gjuha: gjermanisht me titra shqip
- Aktorët: Paula Beer, Jella Haase, Jannis Niewöhner, Moritz Leu, Clemens Schick, Carla Becker, Anneke Kim Sarnau, etj.
- Data: të martën, 24 tetor 2017, ora 19:00
- Vendi: Kinema Millennium, shëtitore “Murat Toptani”, nr. 20, 1001 Tiranë
- Hyrja: falas
- Aktiviteti: në kuadër të Tetorit Gjerman