Mbretëresha e Niendorf
Një ditë Lea, gjatë njërës prej sorollatjeve të saj, vrojton pesë djelmosha, të cilët shpien përmbi gardhin e një fabrike boje një fuçi të madhe vaji dhe, me plaçkën e tyre, ngarkuar në një karrocë biçikletash, largohen me shpejtësi që andej. Kurioziteti i Leas zgjohet dhe që prej atij momenti duket se do të ketë një verë të mbushur plot me aventura.
- Titulli: Königin von Niendorf
- Regjia: Joya Thome
- Kohëzgjatja: 67 minuta
- Viti i shfaqjes së parë: 2018
- Gjuha: gjermanisht me titra shqip
- Aktorët: Lisa Moell, Mex Schlüpfer, Denny Moritz Sonnenschein, Elias Sebastian, Ivo Tristan Michligk, Salim Fazzani, etj.
- Data: të shtunën, 20 tetor 2018, ora 15:00
- Vendi: Kinema Millenium Tiranë
- Hyrja: falas