Slider

Film

Beuys

Asnjë artist i shekullit të XX nuk ka qenë më i diskutueshëm se artisti, skulptori, grafisti, teoricieni i artit dhe profesori Joseph Beuys (1921 – 1986). Puna e tij i adresohej një koncepti të ri dhe më të gjerë artistik, i cili përfshinte dhe shoqërinë në politikbërie. Dokumentari i Andres Veiel fillon si një gjueti komplekse të dhënash, duke nxjerrë në dritë një mori të arkivit të panjohur dhe i duke lejuar dëshmitarëve bashkëkohor si Klaus Staeck mundësinë për të folur. Ajo që del në pah është një kolazh dokumentarësh audiovizual të cilët u japin të gjithë shikuesve akses në punën komplekse të Beuys.


 

  • Titulli: Beuys
  • Regjia: Andres Veiel
  • Kohëzgjatja: 107 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2017
  • Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
  • Aktorët: Joseph Beuys , Caroline Tisdall , Rhea Thönges-Stringaris , Franz von der Grinten , Johannes Stüttgen , Klaus Staeck etj.
  • Data: të mërkurën, 11 shtator 2019, ora 19:00
  • Vendi: Zeta Galeri
  • Hyrja: falas