Almanya

Në 1964 Hüseyin Yilmaz vjen në Gjermani nga Turqia. Më vonë ai tërheq gruan dhe fëmijët e tij. Tani është mbesa e tij, që tregon historinë familjare me përzemërsi dhe humor - ndërsa klani është rrugës për pushime në vendin e origjinës. Ku është atdheu i vërtetë? Për këtë secili prej tyre duhet të pyesë veten.
- Titulli: Almanya
- Regjia: Yasemin Samdereli
- Kohëzgjatja: 95 minuta
- Viti i shfaqjes së parë: 2011
- Gjuha: gjermanisht me titra anglisht dhe gjermanisht
- Aktorët: Vedat Erincin, Fahri Yardim, Lilay Huser, Demet Gül, Rafael Koussouris, Aylin Tezel etj.
- Data: të enjten, 7 mars 2019, ora 19:00
- Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimedias Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
- Hyrja: falas