Slider

Film

Toni Erdmann

Goethe-Zentrum,Filma,Toni Erdmann

Megjithëse nuk i mungon aktiviteti mësuesi i muzikës, tanimë në pension, Winfried Conradi e vuan vetminë e tij. Në mënyrë të veçantë ai shqetësohet për vajzën e tij, Ines, e cila ndjek karrierën e saj duke punuar fort si konsulente biznesi jashtë vendit. Kur qeni i Winfried-it vdes ai niset drejt Bukureshtit për të pare Ines-in. Po kjo e fundit nuk është shumë e kënaqur me ardhjen e të atit, i cili nis menjëherë të përzieht në jetën dhe punën e saj, e bën të ndihet në turp me mënyrën se si vishet dhe se si ndonjëherë mashtron paturpërsisht.

Ajo që të emocionon në këtë tragji-komedi të pazakontë baba-bijë: sjelljet e të dy palëve janë të kuptueshme në çdo moment. Ajo që i pajton: konfliktet i sjellin më afër njëri tjetrit.

Goethe-Zentrum e prezanton në kuadër të Tetorit Gjerman këtë film të nominuar për Oscar e që ka fituar Çmimin e Filmit Evropian. I përshtatshëm për spektatorë/e duke nisur nga 12 vjeç.



 

  • Titulli: Toni Erdmann
  • Regjia: Maren Ade
  • Kohëzgjatja: 162 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2016
  • Gjuha: gjermanisht me titra në gjuhën shqipe
  • Aktorët: Peter Simonischek, Sandra Hüller, Michael Wittenborn, Thomas Loibl, Trystan Pütter, Hadewych Minis, Lucy Russell, Ingrid Bisu
  • Data: 10.10.2020, Ora:19:00, Gjirokaster regjistrimi: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • Data: 12.10.2020, Ora:18:00, Ambasada Gjermane,Tiranë regjistrimi: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • Data: 26.10.2020, Ora:18:00, Qendra "ARKA" Shkodër regjistrimi: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • Hyrja: falas



Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjerman 2020 "Perspektiva: Evropa".

Kujdes: kërkohet të rezervoni! Filmi do të shfaqet përpara një publiku të kufizuar open-air me hyrje gratis. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email deri 48 orë përpara fillimit të filmit. Lutemi për regjistrimin tuaj përmes emrit, numrit të telefonit, adresës email si dhe duke njoftuar kohën dhe vendin e shfaqjes. Hyrja do të jetë e mundur vetëm, nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët. Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin dhe gjatë shfaqjes të mbani maskën.