Slider

Film

Film “Goethe!”

1772: Studenti 23-vjeçar Johann Wolfgang von Goethe ngel në provimin me gojë të doktoraturës. Itërbuar prej kësaj, i ati e dërgon në gjykatën e lartë të perandorisë në qytetin Wetzlar. Goethe, i cili ëndërron për një karrierë si poet dhe që duhet të kapërdijë një refuzim për dramën e tij “Götz von Berlichingen”, bie në dashuri me Charlotte Buff. Mirëpo babait të saj ajo i ka dhënë fjalën për tjetërkënd. I prekur nga kjo disfatë, Goethe reagon nëpërmjet një dorëshkrim të quajtur “Vuajtjet e djaloshit Verter” – roman që e bëri atë brenda natës një yll të letërsisë gjermane.

  • Titulli: Goethe!
  • Regjia: Philipp Stölzl
  • Kohëzgjatja: 104 minuta
  • Viti i shfaqjes: 2010
  • Gjuha: gjermanisht me titra shqip
  • Aktorët: Moritz Bleibtreu, Henry Hübchen, Alexander Fehling, etj.
  • Data: të enjten, 3 qershor 2021, ora 20:00
  • Vendi: Goethe- Zentrum Tiranë, Rruga Skënderbej,Nr. 1, 1001 Tiranë,
  • Hyrja: falas
  • Trailer: Trailer: Young Goethe In Love - Official Trailer
  •  

    Kujdes: Kërkohet të rezervoni! Aktiviteti do të shfaqet përpara një publiku të kufizuar me hyrje gratis. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. deri 48 orë përpara fillimit të filmit. Hyrja do të jetë e mundur vetëm, nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët. Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin.