Slider

Film

Adami dhe Evelina

Goethe-Zentrum prezanton filmin e regjisorit nga Berlini lindor Andreas Goldstein në kuadër të Tetorit Gjerman. Bëhet fjalë për ekranizimin e romanit të periudhës së ndryshimit „Adami dhe Evelina“ me autor Ingo Schulze, viti 2008. I përshtatshëm për spektatorë/e të të gjtha moshave.

 

 

  • Titulli: Adami dhe Evelina
  • Regjia: Andreas Goldstein
  • Kohëzgjatja: 100 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2017
  • Gjuha: gjermanisht me titra në gjuhën shqipe
  • Aktorët: Florian Teichtmeister (Adam), Anne Kanis (Evelyn), Lena Lauzemis (Katja), Milian Zerzawy (Michael), Christin Alexandrow (Simone) etj.
  • Data: 05.10.2020, Ora:18:00, Ambasada Gjermane,Tiranë regjistrimi: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • Data: 08.10.2020, Ora:18:00, Universiteti Nehemia, Pogradec regjistrimi: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • Data: 09.10.2020, Ora:20:00, Gjirokaster regjistrimi: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • Hyrja: falas

 

Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjerman 2020 "Perspektiva: Evropa".

Kujdes: kërkohet të rezervoni! Filmi do të shfaqet përpara një publiku të kufizuar open-air me hyrje gratis. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email deri 48 orë përpara fillimit të filmit. Lutemi për regjistrimin tuaj përmes emrit, numrit të telefonit, adresës email si dhe duke njoftuar kohën dhe vendin e shfaqjes. Hyrja do të jetë e mundur vetëm, nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët. Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin dhe gjatë shfaqjes të mbani maskën.