Slider

Film

Film "Cleo"

© DETAILFILM/Johannes Luis

„Cleo“ për Berlinin është ajo, që „Bota përrallore e Amelisë“ është për Parisin: Me ide që i vërshojnë gjithandej gjahtarja e thesareve Cleo na bën ta ndjekim përmes një qyteti si të magjepsur në kërkim të thesarit të superkriminelëve vëllezërve Sass. Një përrallë metropoli me personazhe dytësorë të pazakontë nga e shkuara dhe e rrëfyer me shumë humor, romantike, lozonjare dhe njëkohësisht një deklaratë dashurie për Berlinin.

Filmi, i cili është i përshtatshëm veçanërisht për shikues/e të një moshe të re (duke nisur nga 6 vjeç), ka fituar në vitin 2019 çmimin si filmi më i mirë për të vegjël e të rinj në festivalin e filmit në Mecklenburg-Vorpommern. Goethe-Zentrum e prezanton këtë film në kuadër të Tetorit Gjerman.



 

  • Titulli: Cleo
  • Regjia: Erik Schmitt
  • Kohëzgjatja: 101 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2017
  • Gjuha: gjermanisht me titra në gjuhën shqipe
  • Aktorët: Marleen Lohse (Cleo), Jeremy Mockridge (Paul), Max Mauff (Zille), Heiko Pinkowski (Günni), Andrea Sawatzki (Sophia), Fabian Busch (Bernd), Ben Münchow (Franz Sass), Anna Böttcher (Bärbel), Regine Zimmermann (Marlene Dietrich), Harald Schrott (Heinrich Schliemann), Jean Pütz (Albert Einstein)
  • Data: 02.10.2021, Ora:19:00, Universiteti "Nehemia",Pogradec regjistrimi: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 
  • Data: 11.10.2021, Ora:18:00, Ambasada Gjermane,Tiranë regjistrimi: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 
  • Data: 15.10.2021, Ora:18:00,  Te Kubé, Gjirokastër regjistrimi: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 
  • Hyrja: falas

 

Kujdes: kërkohet të rezervoni! Filmi do të shfaqet përpara një publiku të kufizuar open-air me hyrje falas. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email në: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. deri 48 orë përpara fillimit të filmit. Lutemi për regjistrimin tuaj përmes emrit, numrit të telefonit, adresës email si dhe duke njoftuar kohën dhe vendin e shfaqjes. Hyrja do të jetë e mundur vetëm nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët. Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin dhe gjatë shfaqjes të mbani maskën.