Film: "Peshku i Artë"
Oliver është bankier dhe menaxher financash i cili është i apasionuar pas shpejtësisë. Kjo përfundon një ditë kur ai papritur shkakton një aksident duke u përplasur me shpejtësi 230 km / orë me një bordurë rruge. Kur zgjohet në spital ai përballet me një diagnozë tronditëse: paraplegji. Rjedhimisht i duhet të qëndrojë disa muaj në spital për rehabilitim.
Oliverit i bie tavani mbi kokë dhe shumë shpejt ai përfundon në një ambient të përbashkët banimi me persona me aftësi të kufizuara, të quajtur "Die Goldfische". Apartamenti përbëhet nga ciniku i verbër Magda, autikët Rainman dhe Michi si dhe Franzi, një vajzë e ashpër me sindromën Down. Ata janë nën kujdesin e idealistes Laura, e cila ka përfunduar studimet e saj për arsimim të posatshëm dhe dëshiron ta bëjë punën e saj të ëndërrave sa më mirë si dhe i ezauruari Eddy, i cili e urren punën e tij si kujdestar i personave në nevojë. Oliver shumë shpejt thur një plan: ai dëshiron ta cojë grupin në një udhëtim në Zvicër si maskim për të tërhequr një shumë parash të cilat i ka fituar në mënyrë të paligjshme.
Titulli: Peshku i Artë
Regjia: Alireza Golafshan
Kohëzgjatja: 111 minuta
Viti i shfaqjes së parë: 2019
Gjuha: gjermanisht me titra në gjuhën shqipe
Aktorët: Tom Schilling (Oliver), Klaas Heufer-Umlauf(Julius), Lisa Bitter(Cosima), Sabrina Dietel(Frau Schmidt-Thiedemann), Christian Ammermüller(Vater im Stau), Paul Dickhaut(Sohn im Stau), Michael Kranz(Kursleiter), Stefan Merki(Herr Feldmann), Maria Happel(Frau Zschetzsche), Jella Haase(Laura), Johanna Gastdorf(Olivers Mutter), Julia Eiber(Backshop Verkäuferin)
Data: 05.10.2021, Ora:18:00, Ambasada Gjermane, Tiranë regjistrimi: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Data: 13.10.2021, Ora:18:00, Qendra Rinore ARKA, Shkodër regjistrimi: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Hyrja: falas
Kujdes: kërkohet të rezervoni! Filmi do të shfaqet përpara një publiku të kufizuar open-air me hyrje falas. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. deri 48 orë përpara fillimit të filmit. Lutemi për regjistrimin tuaj përmes emrit, numrit të telefonit, adresës email si dhe duke njoftuar kohën dhe vendin e shfaqjes. Hyrja do të jetë e mundur vetëm nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët. Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin dhe gjatë shfaqjes të mbani maskën.