Filmi: "Mrekullia e Taipei"
Në 1981, Tajvani organizoi Kupën e parë Botërore të futbollit për femra në një kohë kur DFB ( Federata Gjermane e Futbollit) më shumë e toleronte sesa promovonte futbollin e grave, i cili ishte deri në 1970 zyrtarisht i ndaluar në Gjermani. Meqenëse deri më tani krijimi i një ekipi kombëtar grash nuk ishte me interes për DFB, ftesa iu drejtua rekordmeneve të SSG 09 Bergisch Gladbach.
Ish-lojtaret, disa prej të cilave filluan të luanin në një klub të paligjshëm në Aschenplatz në Këln-Dellbrück, tregojnë në film për kushtet në dukje absurde në të cilat ato luftuan për ëndrrën e tyre të madhe të futbollit, kundër të gjitha rezistencave dhe me goxha humor. Pa asnjë mbështetje nga DFB, ato luajtën turneun e jetës së tyre para qindra mijëra spektatorëve entuziastë në stadiumet e Kupës Botërore dhe drejtpërdrejt në televizionin tajvanez. Të udhëhequar nga trajneria e jashtëzakonshme Anne Trabant-Haarbach, e cila në të njejtën kohë luajti si sulmuese, "Team Germany" nga Bergisch Gladbach u shpall me kampione e botës 25 gola dhe e pamposhtur. Nëpërmjet materialeve shqëruese historike të filmit dhe dëshmitë meshkujve të asaj kohe, të cilat sot duken akoma dhe më arkaike, filmi tregon një histori futbolli që ka të bëjë më shumë me barazinë dhe respektin se sa me suksesin sportiv.
Titulli: Mrekullia e Taipei
Regjia: John David Seidler
Kohëzgjatja: 85 minuta
Viti i shfaqjes së parë: 2019
Gjuha: gjermanisht me titra në gjuhën shqipe
Aktorët: Anne Trabant-Haarbach, Hannelore Geilen, Brigitte Klinz, Bettina Krug, Erika Neuenfeldt, Monika Steinmetz, Doris Kresimon, Ingrid Nandzik, Petra Landers, Hildegard Frauenrath, Manuela Kozany, Angelika Budny, Ursula Schulzke
Hyrja: falas
Kujdes: kërkohet të rezervoni! Filmi do të shfaqet përpara një publiku të kufizuar open-air me hyrje falas. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. deri 48 orë përpara fillimit të filmit. Lutemi për regjistrimin tuaj përmes emrit, numrit të telefonit, adresës email si dhe duke njoftuar kohën dhe vendin e shfaqjes. Hyrja do të jetë e mundur vetëm nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët. Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin dhe gjatë shfaqjes të mbani maskën.