Minguet Quartet
Me gjashtëmbëdhjetë tela muzikorë dhe katër instrumentistë kuarteti Minguet zbulon nga e para kufijtë e dëgjimit.
Me interpretimet e veprave të njohura dhe të panjohura të autorëve të mëdhenj ata që nga viti 1988 pushtojnë zemrën muzikore të të gjitha kulturave nëpër botë - "sepse mënyra e hareshme me të cilën ansambli shpreh dhe sjell tingujt muzikorë, ringjall edhe detajin më të vogël" (Frankfurter Allgemeine Zeitung).
Kuarteti mban emrin e Pablo Minguet, një filozofi spanjoll të shekullit të 18-të, i cili në shkrimet e tij u përpoq, t'i krijonte një publiku më të gjerë akses ndaj arteve të bukura: Në udhëtimet dhe koncertet e tij kuarteti Minguet i është dedikuar më shumë se kurrë kësaj ideje.
Me entuziazëm ne mirëpresim protagonistët Ulrich Isfort (violinë e parë), Annette Reisinger (violinë e dytë), Aroa Sorin (viola) dhe Mathias Diener (violonçel), më datë 4.7.2019 në "Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës Durrës 2019", organizuar për të 14-tin vit radhazi në qytetin më të vjetër dhe të dytë më të madh të Shqipërisë.
Krahas shumë çmimeve të tjera, kuarteti Minguet në vitin 2010 u nderua me çmimin prestigjioz ECHO Klassik dhe në 2015 me “Diapazonin e Artë“ francez të vitit.
4.7 / 19:00 / Muzeu Arkeologjik Durrës