Slider

Muzikë

Koncert me dirigjentin Mateusz Moleda

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane Tiranë Ju fton në një koncert simfonik me pjesëmarrjen e Dirigjentit Mateusz Moleda (Gjermani) dhe solistit Marin Gjollma (Piano), i cili gjithashtu ka studiuar dhe jetuar për shumë vite në Gjermani.

Në program janë vepra për piano dhe orkestër të Mendelssohn Bartholdy, Beethoven dhe Schumann.

Informacione të mëtejshme mund të gjeni në programin bashkëngjitur.

    Do të ishte një kënaqësi, tju kishim të pranishëm!
  • Data dhe ora: të premten, 26 janar 2018, ora 19:00
  • Vendi: Universiteti i Arteve, Salla e Madhe, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë
  • Hyrja: falas
  • Aktiviteti: organizuar nga ambasada gjermane në Tiranë dhe RTSh