Slider

Të tjera

Bursa Studios TUMO

TEJKALIMI I KUFIJVE.

Je duke mësuar gjermanisht, je 14 deri 18 vjeç dhe interesohesh per dizajnin? Je i apasionuar pas fotografisë, videos, filmit, grafikës apo gazetarisë? Mund ta imagjinosh të punosh ose studiosh në një nga këto fusha pas shkollës apo thjesht dëshiron të shpalosësh krijimtarinë tënde në një fushë të re?

Goethe-Zentrum Tirana ofron disa bursa për nxënësit e shkollave që u mundësojnë atyre të ndjekin një nga kurset e dizajnit në Qendrën TUMO Tirana  për një periudhë  gjashtë mujore. Qendra TUMO Tirana është një qendër edukative, pas shkolle, ku nxënësit e moshës 12-18 vjeç, mund të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese dhe analitike në 8 disiplina të ndryshme si:

programim, animacion; zhvillim lojrash kompjuterike, dizajn grafik, film, muzikë, robotikë dhe modelim 3D.

Ju mund të aplikoni për një bursë në kurset e mësipërme.

Na trego që je i motivuar dhe dëshiron të jesh pjesë e njërit nga kurset. Dërgo një video të shkurtër (maks. 2 min) në të cilën fillimisht prezantohesh gjermanisht dhe mund të na tregosh se si kufijtë në shoqëri, kulturë, politikë ose në nivel personal mund të kapërcehen nëpërmjet mjeteve audiovizuale ose krijuese! Çfarë do të thotë për ty të jesh krijues, si mund të ndikojë kjo tek të tjerët? Me videon tënde, ti mund të vendosësh vetë se si dëshiron të vizualizosh idetë dhe motivimin tënd për ne!

Dërgo videon tënde deri më 15 dhjetor 2021Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.