Orë bashkëbisedimi
Në një atmosferë të këndshme, praktikantët tanë nga Gjermania, Chiara dhe Lorenzo do t'ju prezantojnë me tema të ndryshme (si studime, media, kulturë dhe tradita, sporte, hobi, muzikë, etj.) duke nxitur një bashkëbisedim. Ne dëshirojmë t'ju prezantojme me jetën dhe kulturën gjermane, me shoqërinë si dhe politikat në Gjermani, dhe ju mund të na tregoni rreth Shqipërisë.
Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj!
Për temat aktuale, ju lutemi vizitoni mediat tona sociale (Instagram/Facebook) ose ndiqni njoftimet në Goethe-Zentrum.