IN MY ROOM
Për çfarë bëhet fjalë?
Instituti Gëte i Bukureshtit në bashkëpunim me Institutin Gëte të Ukrainës dhe shkollat PASCH do të organizojnë projektin "IN MY ROOM" me nxënës të shkollave PASCH nga 10 shtete si: Rumania, Republika e Moldavisë, Turqia, Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Gjeorgjia dhe Ukraina.
Projekti do të përfshijë një fazë online si dhe një fazë në prezencë (kamp veror). Në fund të projektit do të krijohen nga të rinjtë një ekspozitë dhe një faqe interneti.
Projekti “In My Room” ka për qëllim të promovojë mësimin e gjuhës gjermane dhe krijimin e partneriteteve midis vendeve të ndryshme, ku nxënësit do të kenë mundësinë të fotografojnë dhe intervistojnë njëri-tjetrin. Projekti gjithashtu ka në fokus dhe synon të stimulojë reflektimin mbi temën universale të rritjes dhe të nxisë mirëkuptimin, empatinë dhe vlerësimin reciprok mes të rinjve.
Kushtet e pjesëmarrjes:
- Duhet të jesh nxënës i një shkolle PASCH
- Mosha: 14-17 vjeç
- Njohuritë e gjuhës gjermane (të paktën A2)
Kur dhe ku?
- Faza online: Intervistat reciproke të nxënësve dhe feedback-u (prill-qershor 2024 -gjatë orëve jashtëshkollore)
- Faza në prezencë: Kampi veror në Casa Jakab Antal, Rumani. Periudha: 19 – 24/07/2024 (Mbërritja: 19/07 & Nisja: 24/07)
- Ekspozita: tetor/nëntor 2024
Çfarë duhet pasur parasysh gjatë aplikimit?
- Studentët aplikojnë me anë të një videoje dhe një letre motivimi.
- Gjatësia e videos nuk duhet t’i tejkalojë 60 – 120 sekonda.
- Videoja duhet dërguar brenda afatit të dhënë kohor, përkatësisht deri më datë 09.02.2024 nëpërmjet e-mailit ose WeTransfer në këtë adresë: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Shërbimet falas të ofruara nga Goethe-Institut:
- udhëtimi
- trajtimi
- strehimi
- sigurimi shëndetësor
- programi