Slider

Të tjera

FrauVonDa në Bienalen Ndëkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit

FrauVonDa, Claudia van Hasselt dhe Nicolas Wiese nga Berlini kanë pranuar ftesën e Bienales së Durrësit 2024 dhe Goethe-Zentrum Tirana për të prezantuar projektin e tyre multimedial “STURGEON 2424 // LIFE USUALLY FINDS A WAY” në Pavijonin Gjerman të Bienales Ndëkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit.

Nga Oderi deri në detin Baltik – në tre pjesë trajtohen ujërat, popullatat e tyre si dhe ndikimet e katastrofave mjedisore nga perspektiva e një blini. Kjo punë përbën një kontribut artistik të një projekti afatgjatë shkencor, që synon të promovojë perceptimin dhe mbrojtjen e lumenjve.

A do të mbijetojë blini përballë njerëzve? Si do të përshtaten kushtet e tij të jetesës brenda një të ardhmeje të paparashikueshme dhe hibride? Këto dhe pyetje të tjera ngrejnë artistët me qëllim lidhjen e ngushtë midis artit, shkencës dhe shoqërisë civile.

FrauVonDa është një ansambël artistësh dhe produksioni, që së bashku thyejnë kufijtë e zakonshëm midis zhanreve, disiplinave, gjinive dhe gjeografive – gjithmonë me respekt dhe mbi bazën e mjeshtërisë klasike artistike, si këngëtare, artistë mediatikë dhe skenografë:

FrauVonDa ndërthur histori, njohuri shkencore dhe gjetje nga vende të ndryshme në vepra skenike intermediale.

Vendi: Hamami mesjetar, Rruga Stefan Vokopola, Durrës
Kohëzgjatja: 5 Tetor - 24 Nëntor 2024