Culture Moves Europe

Jeni një artist ose profesionist i kulturës nga Shqipëria që kërkoni financim për të realizuar një projekt jashtë vendit?
Aplikoni tani!
Artistë dhe profesionistë të kulturës nga 40 vendet e Creative Europe mund të aplikojnë.
Ky program ofron grante për artistë dhe profesionistë të kulturës për të realizuar një projekt në një vend tjetër të Creative Europe.
Me një buxhet prej 25 milionë eurosh, programi do të mbështesë nga viti 2025 deri në vitin 2028 rreth 7.000 artistë, profesionistë të kulturës dhe organizata mikpritëse.
Culture Moves Europe financohet nga programi Creative Europe i Bashkimit Evropian dhe zbatohet nga Goethe-Institut.Question Time!", vizitoni këtë faqe.
THIRRJA PËR MOBILITET INDIVIDUAL
Aplikimet janë të hapura nga 1 tetor 2025 deri më 30 prill 2026. Kjo thirrje u drejtohet artistëve dhe profesionistëve të kulturës që dëshirojnë të realizojnë një projekt me një partner ndërkombëtar nga një tjetër vend i Creative Europe. Qëllimi është të zgjerohet qasja në mobilitetin artistik dhe kulturor në Evropë dhe në rajonet përreth saj. Individët mund të aplikojnë vetë ose si pjesë e një grupi deri në pesë persona. Projektet duhet të zgjasin nga 7 deri në 60 ditë për projektet individuale dhe nga 7 deri në 21 ditë për projektet në grup.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë personat mbi 18 vjeç që janë aktivë në një nga sektorët e mbështetur dhe që kanë banim të ligjshëm në një vend të Creative Europe. Aplikimet janë të mirëpritura pavarësisht nga arsimi apo niveli i përvojës. Thirrja funksionon me afate mujore – në fund të çdo muaji kalendarik vlerësohen aplikimet e pranuara dhe shpallen rezultatet.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare ose klikoni këtu për burime shtesë..
THIRRJA PËR ORGANIZATA MIKPRITËSE TË REZIDENCAVE
Një thirrje e re do të publikohet në dhjetor 2025.
PYETJE?
Abonohuni në newsletter-in tonë për të qëndruar të informuar mbi thirrjet, aktivitetet dhe informacionet e tjera të dobishme.