OPEN CALL WORKSHOP PËR IDENTITETIN DHE TRASHËGIMINË KULTURORE NË DURRËS
Për çfarë bëhet fjalë ?: E ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë e përbën trashëgiminë tënde kulturore? Cilat histori, tradita apo vende formojnë identitetin tënd? Workshopi ynë dyditor të ofron mundësinë të përfshihesh thellë në temën e trashëgimisë kulturore, të reflektosh mbi historinë tënde dhe të zbulosh këndvështrime të reja mbi identitetin. Nëpërmjet metodave krijuese dhe diskutimeve interaktive do të eksplorojmë së bashku rolin që trashëgimia kulturore luan në shoqërinë tonë.
Kur dhe ku?: Data: 26 – 27 prill 2025
Vendi: MuzehLab Durrës, një pikë takimi kreative për të gjithë ata që duan të zbulojnë trashëgiminë kulturore dhe artin në një mënyrë emocionuese! Kjo qendër e komunitetit ofron punëtori frymëzuese, ku historia bëhet pjesë e së tashmes. Gjatë workshopit do të sigurohen të gjitha vaktet, akomodimi, transporti dhe të gjitha shpenzimet që lidhen me aktivitetet e kampit. Një ekip i dedikuar do të ofrojë mbështetje 24 orë për pjesëmarrësit.
Kush mund të marrë pjesë?: Ky workshop i drejtohet të rinjve nga 15 deri në 18 vjeç, të cilët mësojnë gjermanisht në shkollat e tyre, zotërojnë të paktën nivelin A2 dhe që janë të interesuar për identitetin, trashëgiminë kulturore dhe ruajtjen e saj. Nuk kërkohen njohuri të veçanta – vetëm kureshtje dhe interes për shkëmbim dhe reflektim.
Çfarë të pret?: Workshope interaktive mbi temën e trashëgimisë kulturore dhe identitetin tonë.
Ekskursione emocionuese, vizitë në muze dhe shfaqje filmi.
Miqësi të reja: Workshopi ofron një mundësi unike për të krijuar miq të rinj dhe për të punuar me bashkëmoshatarë që ndajnë të njëjtat interesa.
Si mund të aplikosh?: Të interesuarit mund të aplikojnë me një video kreative përmes email-it. Dërgo një video të shkurtër në gjermanisht (60-120 sekonda) deri më 9 prill në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. me këto informacione:
Emri, mosha, shkolla, etj.
Përgjigju pyetjes: "Çfarë do të thotë për ty trashëgimia kulturore?"
Përshkruaj motivimin tënd për të marrë pjesë në workshop.
Përse duhet të aplikosh?: Ky workshop ofron një mundësi frymëzuese për të eksploruar trashëgiminë tënde kulturore, për t'u shprehur në mënyrë kreative dhe për të shkëmbyer ide me bashkëmoshatarë të tjerë të interesuar për kulturën. Bëhu pjesë e tij dhe bëhu pjesë e një diskutimi mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e trashëgimisë sonë të përbashkët!
Atëherë, çfarë po pret? Apliko dhe le të përjetojmë së bashku një udhëtim plot argëtim, aventura dhe përvoja të paharrueshme!