Trajnim për mënyrën e kontrollit të provimeve

Të enjten, më datë 3 mars Qendra e Gjermanishtes zhvillon një trajnim për mënyrën e kontrollit të provimeve për provimin e nivelit A2. Ky trajnim do të drejtohet nga z. Peter Moorkamp i ardhur nga Goethe-Institut në Selanik të Greqisë. Në këtë trajnim pranohen vetëm mësues të Qendrës së Gjermanishtes, të cilët disponojnë një licencë të mëparshme të kontrollit për provime të Goethe-Institut.
- Data: të enjten, 03 mars 2016
- Orari: ora 08.30
- Vendi: Deutschzentrum Tirana, rruga "Ismail Qemali", nr. 30, 1019 Tiranë
- Pjesëmarrja: vetëm me ftesë
Personi i kontaktit: znj. Alketa Kuka
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.