Slider

Të tjera

Ekspozita: Umdenken – Të mësosh nga natyra

Njerëzit kanë qenë gjithnjë të vetëdijshëm për gjërat e rëndësishme. Kanë adhuruar Diellin dhe Tokën, njihnin shpirtrat e ajrit dhe të ujit dhe njëkohësisht edhe i kanë shfrytëzuar këta elementë. Nga kjo rrodhën dhe zhvillime.

Por ku është kufiri? Njerëzit zhvatën lëndët e para të Tokës dhe janë duke shkatërruar baraspeshimin natyror. Duke qenë se për shkak të shfrytëzimit të pakujdesshëm të shumë elementëve gjërat dolën jashtë kontrollit, ka ardhur koha e një mënyre të menduari nga një këndvështrim tjetër.

Ekspozita jonë interaktive kërkon të sensibilizojë në veçanti të rinjtë. Ajo prek katër elementët: ujin, zjarrin, tokën dhe ajrin. Secilit element i është kushtuar një njësi e veçantë e ekspozitës. Pamje në zonën e hyrjes të përgatisin emocionalisht për temat përkatëse. Pjesa kryesore paraqet vetë elementin, vlerën dhe përdorimin e tij, si dhe fakte shkencore. Ajo hedh dritë mbi të kaluarën, tregon të tashmen dhe hedh një vështrim në të ardhmen. Teknologji inovative dhe shembuj interesantë nga bionika tregojnë, se jo me doemos zhvillimi dhe mbrojtja e mjedisit e kundërshtojnë njëra-tjetrën vetvetiu.

  • Vendi: Tirana Easte Gate (TEG), Farkë, Tiranë
  • Data: 02 deri më 11 nëntor 2016, ora 10:00 deri më 20:00
  • Hyrja: falas
  • Aktiviteti: në kuadër të Tetorit Gjerman


Faqja kryesore e ekspozitës