Slider

Të tjera

Konkursi i nxënësve për kampin veror 2017 në Athinë

Je 14 deri 15 vjeç dhe ke mësuar gjermanisht deri në nivelin B1 në Goethe-Zentrum? Atëherë mund të aplikosh për bursën e Goethe-Institut për pjesëmarrje në kampin veror ndërkombëtar në Athinë, Greqi.

Kampi veror zhvillohet ndërmjet datave 25.8. – 03.09.2017 në Athinë, Greqi. Programi përbëhet nga seminare të ndryshme në gjermanisht në lidhje me teknikat e videos, teatrit etj. Për të aplikuar duhet të jesh kreativ dhe të zgjidhësh dy detyra, duke na dërguar i dërguar bashkë me aplikimin tënd.

Kriteret e pjesëmarrjes:

  • Mosha: 14 – 15 vjeç.
  • Të kesh njohuri të gjermanishtes të paktën në nivelin B1
  • Të kesh frekuentuar gjatë vitit të fundit (duke filluar nga data 1 janar 2016) të paktën një kurs pranë Goethe-Zentrum Tirana.
  • Të zgjidhësh detyrat që kërkohen te fletinformacioni i mëposhtëm (në gjermanisht).


Download


Afati i fundit i aplikimit është data 12 prill 2017.

Aplikimi dërgoje në adresën:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.