Bursa për në Berlin për kursantët e Goethe-Zentrum

Vitin 2018 Goethe-Institut jep për të tetën herë dy bursa për një qëndrim në Berlin të Gjermanisë në periudhën 02.06. – 09.06.2018.
Në këtë program njëjavor do të ftohen rreth 20 kursantë dhe kursante të instituteve Gëte nga vendet e Evropës Juglindore.
Pjesëmarrësit do të eksplorojnë në dy kërkime të koordinuara tematikisht me njëra-tjetrën historinë e Berlinit dje dhe sot. Ata do të lëvizin në gjurmët e së kaluarës së qytetit, por do të përjetojnë gjithashtu edhe të tashmen e një metropoli vazhdimisht në tranzicion.
Të ndarë në grupe të vogla pjesëmarrësit do të njihen me Berlinin dhe banorët e tij: artistë, shkrimtarë, dëshmitarë të kohës, vendas dhe imigrantë. .
Kriteret e pjesëmarrjes:
- Të jeni jo më i/e vogël se 18 vjeç/-e.
- Të keni njohuri të gjuhës gjermane jo më pak se niveli B 2.4
- Të keni frekuentuar brenda vitit të fundit (duke filluar nga 1 janar 2017) të paktën një kurs pranë Goethe-Zentrum dhe mundësisht të keni dhënë provimin Goethe-Zertifikat B2.
- Të tregoheni të gatshëm për t'i vënë njohuritë tuaja të gjuhës gjermane në përdorim për të kryer hulumtimet në Berlin
- Të jeni të hapur për biseda dhe kontakte të reja.
- Të tregoheni të gatshëm të veproni të pavarur dhe në grupe të vogla në qytetin e Berlinit, duke pasur edhe mbështetjen e stafit të Goethe-Institut.
- Të tregoheni të gatshëm të kontaktoni para nisjes së udhëtimit edhe me pjesëmarrësit e tjetër të këtij programi nëpërmjet e-mailit dhe mundësisht edhe nëpërmjet platformës Moodle, si dhe të merrni përsipër ndonjë detyrë të vogël të mundshme
- Të tregoheni të gatshëm të njoftoni të paktën çdo tri ditë nëpërmjet fotove të dërguara me e-mail për eksperiencat interesante në Berlin.
Tema: Berlini dje dhe sot
- Pjesa e vjetër dhe re e qytetit
- Nyja rrotulluese midis lindjes dhe perëndimit
- Simboli i ribashkimit
- Berlini sot: një shoqëri shumëkulturore
Shërbimet falas të ofruara nga Goethe-Institut:
- udhëtimi,
- trajtimi,
- strehimi,
- sigurimi shëndetësor,
- programi kulturor.
Afati i fundit i aplikimit është data 30 mars 2018 .
Personi i kontaktit: znj. Alketa Kuka
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.