Who cares about art? ARTHOUSE School 2018
Në Bundeskunsthalle Rein Wolfs ka qenë përgjegjës për një sërë ekspozitash, ndërmjet të tjerash retrospektivën e veprës së Kasimir Malewitsch, Hanne Darboven, Katharina Sieverding dhe Marina Abramović, ekspozita të mëdha me John Bock dhe Gregor Schneider, një ekspozitë rreth punës së stilistit Karl Lagerfeld si dhe ekspozitën e parë të plotë rreth Pina Bausch dhe Teatrit të Dansit Modern. Në vitin 2017 në drejtimin e Rein Wolfs Bundeskunsthalle realizoi një ekspozitë të madhe arkeologjike rreth Iranit, një ekspozitë voluminoze rreth Ferdinand Hodler, një ekspozitë në lidhje me temën e motit dhe klimës (nën kujdesin e Sekretariatit të OKB-së për Klimën), e cila bashkonte shkencën dhe artin si dhe një ekspozitë shumë të vlerësuar në nivel ndërkombëtar në lidhje me artefaktet e vjedhura në periudhën e nazizmit dhe pasojat e tyre. Në vitin 2020 nën drejtimin e tij në Bundeskunsthalle do të organizohet ekspozita jubile rreth Ludwig van Beethoven.
Ky aktivitet zhvillohet me mbështetjen e Goethe-Zentrum Tiranë.