Slider

Të tjera

“Në gjurmët e natyrës”.Natyrë – Aventurë – Argëtim

Natyrë, aventurë dhe argëtim ju ofron Goethe-Sommercamp 2019. Ju do të kaloni dhjetë ditë me nxënes dhe nxënëse nga nëntë shtete të ndryshme në malet e Nafpaktos në Greqi. Këto male janë të shumëpërfolura për bukurinë e tyre. Atje do të keni mundësinë të eksploroni së bashku me të tjerët natyrën, do të thelloni njohuritë tuaja në gjermanisht, do të bëni ecje në natyrë në Ano Chora dhe do të bëni një udhëtim ditor për në Nafpaktos.


 

Çfarë? Goethe-Sommercamp lidhur me temën "Në gjurmët e natyrës".

Pse? Për të thelluar njohuritë tuaja në gjermanisht. Për të eksploruar natyrën. Për tu argëtuar.

Ku? Në Greqi, në një fshat piktoresk malor pranë Nafpaktos.

Kush? Nxënës dhe nxënëse nga 9 shtete, të moshës 12-14 vjeç nga niveli A2 e lart.

Kur? Më datë 05.07. - 14.07.2019

Apliko tani!

Për të marrë pjesë në kamp, dërgo një kërkesë në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Prezantohu dhe përgjigju pyetjes së mëposhtme: "Si mund të mbrojmë më mirë natyrën?"

Krijo NJË ide, përshkruaj në mënyrë sa më konkrete NJË problem dhe ofro zgjidhjen TËNDE. Sigurohu t'i përgjigjesh pyetjeve të mëposhtme: Ku? Kush? Kur? Pse? Sa kohë? Çfarë? etj.

Prezanto idenë tënde me anë të një videoje të shkurtër, maksimumi 60 sekonda dhe dërgoje në:   Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Tre videot më të mira do të fitojnë një bursë për në kampin veror.

Afati: 31.05.2019

Mosha: Nuk duhet të ketë mbushur moshën 14 vjeç deri më datë 01.07.2019

Bursa përfshin

  • Udhëtimin vajtje-ardhje për në Ano Chora, Nafpaktos
  • Akomodimin
  • Ushqimin
  • Siguracionin shëndetësor
  • Programin kulturor
  • Orët mësimore në workshop-e dhe projekte


Shpallja e fituesve deri më 08.06.2019