Slider

Të tjera

Bursa për në Berlin për kursantët e Goethe-Zentrum

Vitin 2019 Goethe-Institut jep për të nëntën herë dy bursa për një qëndrim në Berlin të Gjermanisë në periudhën 02.06. – 08.06.2019.
Në këtë program njëjavor do të ftohen rreth 20 kursantë dhe kursante të instituteve Gëte nga vendet e Evropës Juglindore.

Pjesëmarrësit do të eksplorojnë në dy kërkime të koordinuara tematikisht me njëra-tjetrën historinë e Berlinit dje dhe sot. Ata do të lëvizin në gjurmët e së kaluarës së qytetit, por do të përjetojnë gjithashtu edhe të tashmen e një metropoli vazhdimisht në tranzicion.

Të ndarë në grupe të vogla pjesëmarrësit do të njihen me Berlinin dhe banorët e tij: artistë, shkrimtarë, dëshmitarë të kohës, vendas dhe imigrantë. .

Kriteret e pjesëmarrjes:

  • Të jeni jo më i/e vogël se 18 vjeç/-e.
  • Të keni njohuri të gjuhës gjermane jo më pak se niveli B 2.4
  • Të keni frekuentuar brenda vitit të fundit (duke filluar nga 1 janar 2018) të paktën një kurs pranë Goethe-Zentrum dhe mundësisht të keni dhënë provimin Goethe-Zertifikat B2.
  • Të tregoheni të gatshëm për t'i vënë njohuritë tuaja të gjuhës gjermane në përdorim për të kryer hulumtimet në Berlin
  • Të jeni të hapur për biseda dhe kontakte të reja.
  • Të tregoheni të gatshëm të veproni të pavarur dhe në grupe të vogla në qytetin e Berlinit, duke pasur edhe mbështetjen e stafit të Goethe-Institut.
  • Të tregoheni të gatshëm të kontaktoni para nisjes së udhëtimit edhe me pjesëmarrësit e tjetër të këtij programi nëpërmjet e-mailit dhe mundësisht edhe nëpërmjet platformës Moodle, si dhe të merrni përsipër ndonjë detyrë të vogël të mundshme
  • Të tregoheni të gatshëm të njoftoni të paktën çdo tri ditë nëpërmjet fotove të dërguara me e-mail për eksperiencat interesante në Berlin.

Aplikimi:

  • Na dërgoni: një video jo më të gjatë se 30 sekonda, ose audio jo më të gjatë se 30 sekomda, ose një tekst kreativ (max 1000 fjalë) në të cilën shprehni magjepsjen tuaj për Berlinin.
  • Dërgoni kërkesën tuaj në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. deri më 30.03.2019.
  • Kur aplikoni, sigurohuni që të respektoni të drejtat e autorit të palëve të treta - veçanërisht kur përdorni film, fotografi dhe materiale audio.


Tema: Berlini dje dhe sot

  • Pjesa e vjetër dhe re e qytetit
  • Nyja rrotulluese midis lindjes dhe perëndimit
  • Simboli i ribashkimit
  • Berlini sot: një shoqëri shumëkulturore


Shërbimet falas të ofruara nga Goethe-Institut:

  • udhëtimi,
  • trajtimi,
  • strehimi,
  • sigurimi shëndetësor,
  • programi kulturor.

 


Afati i fundit i aplikimit është data 30 mars 2019 .
Personi i kontaktit: znj. Alketa Kuka
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.