Slider

Të tjera

Bursa për në Berlin për kursantët e Goethe-Zentrum

Berlini dje dhe sot.

Për çfarë bëhet fjalë dhe çfarë mund të fitoni?

Je i apasionuar pas përvojave kulturore dhe do të doje të lëvizje në gjurmët e së kaluarës së qytetit të Berlinit, por edhe të përjetoje gjithashtu nga afër edhe të tashmen e një metropoli vazhdimisht në tranzicion? Interesohesh për vende historike dhe do të doje të bisedoje me dëshmitarë të kohës, artistë, shkrimtarë, vendas dhe imigrantë të Berlinit dhe të reflektoje mbi historinë e së kaluarës dhe atë të ditëve të sotme? Atëherë Instituti Goethe ka pikërisht atë që ti kërkon! Apliko tani për një bursë 1-javore në Berlin nëpërmjet një videoje 1-2 minuta, në të cilën do të shprehësh dhe argumentosh entuziazmin tënd lidhur me qytetin e Berlinit. Për këtë mund të vesh imagjinatën tënde në punë.

Kriteret e pjesëmarrjes:

  • Të jeni jo më i/e vogël se 18 vjeç/-e.
  • Të keni njohuri të gjuhës gjermane jo më pak se niveli B 2.4
  • Të keni frekuentuar brenda vitit të fundit (duke filluar nga 1 janar 2019) të paktën një kurs pranë Goethe-Zentrum dhe mundësisht të keni dhënë provimin Goethe-Zertifikat B2.
  • Të tregoheni të gatshëm për t'i vënë njohuritë tuaja të gjuhës gjermane në përdorim për të kryer hulumtimet në Berlin
  • Të jeni të hapur për biseda dhe kontakte të reja.
  • Të tregoheni të gatshëm të veproni të pavarur dhe në grupe të vogla në qytetin e Berlinit, duke pasur edhe mbështetjen e stafit të Goethe-Institut.
  • Të tregoheni të gatshëm të kontaktoni para nisjes së udhëtimit edhe me pjesëmarrësit e tjetër të këtij programi nëpërmjet e-mailit dhe mundësisht edhe nëpërmjet platformës Moodle, si dhe të merrni përsipër ndonjë detyrë të vogël të mundshme
  • Të tregoheni të gatshëm të njoftoni të paktën çdo tri ditë nëpërmjet fotove të dërguara me e-mail për eksperiencat interesante në Berlin.


Kur dhe ku?

  • Mbërritja: 07.06.2020
  • Kthimi: 13.06.2020
  • Vendi: Berlin, Gjermani
  • çfarë duhet pasur parasysh gjatë aplikimit?
  • Në fokus duhet të jetë tema e “Berlinit”.
  • Gjatësia e videos nuk duhet t’i tejkalojë 60 – 120 sekonda.
  • Videoja duhet dërguar brenda afatit të dhënë kohor, përkatësisht deri më datë 30.03.2020 nëpërmjet e-mailit ose WeTransfer në këtë adresë: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.


Tema: Berlini dje dhe sot

  • Pjesa e vjetër dhe re e qytetit
  • Nyja rrotulluese midis lindjes dhe perëndimit
  • Simboli i ribashkimit
  • Berlini sot: një shoqëri shumëkulturore


Shërbimet falas të ofruara nga Goethe-Institut:

  • udhëtimi,
  • trajtimi,
  • strehimi,
  • sigurimi shëndetësor,
  • programi kulturor.




Mirëpresim idetë tuaja! Stafi i Goethe-Zentrum