Slider

Të tjera

Kalorësi Blu

Sipas piktorëve Wassily Kandinsky dhe Franz Marc bluja është më shpirtërorja nga të gjitha ngjyrat dhe kalorësi simbol i progresit. Në fillim të shekullit të 20-të bashkë me artistë të tjerë gjermanë dhe rusë ata themeluan në Mynih grupin “Kalorësi Blu”. Me artin e tyre ata përfaqësonin distancimin në një botë e cila po bëhej gjithnjë e më moderne. Duke u përqendruar te forma dhe ngjyra ata shpesh pasqyronin vlera shpirtërore dhe shpesh fëminore. Piktura gjithashtu kombinohej me muzikë, meqenëse Kandinsky kishte sinestezi, pra “dëgjim me ngjyra” dhe mund të pikturonte tinguj. Pjesëmarrësit në këtë workshop do të njihen me stilin abstrakt të këtij grupi artistësh, të punojnë vetë me muzikë dhe të frymëzohen prej saj.


Të enjten, 12.03.2020, ora 15.30 – 17.30

Drejtuese e workshop-it: Nora Beeking

Grupmosha: mbi 16 vjeç

Niveli: B1+

Regjistrimi në: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.