Slider

Të tjera

Festivali FREIRAUM

Nga data 30 deri 31 tetor 2020 zhvillohet festivali FREIRAUM. Në format digjital dhe në prezencë në Bruksel dhe në 19 qytete të tjera europiane nga Athina deri në Pragë e Tiranë me rastin e Presidencës Gjermane të Këshillit të BE-së Goethe-Institut në bashkëpunim me partnerë të kulturës, shkencës dhe shoqërisë civile në 42 qytete europiane shtron pyetjen: Si është sot situata e lirisë në Europë në kohët e (post)koronës?

Ndalimi i kontakteve dhe i daljes, mbyllja e kufijve dhe mbikqyrja e rreptë kanë shenjuar jetën e europianëve gjatë muajve të fundit të pandemisë – liritë personale dhe civile janë kufizuar ndjeshëm. Çfarë rëndësie ka liria sot në Europë? Ku është e rrezikuar dhe si mund të mbrohet? Në qendër të Festivalit FREIRAUM janë dialogje të hapura rreth realiteteve të reja postpandemike në Europë, rolit të lëvizjeve sociale, solidaritetit si dhe formateve të reja artistike për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe rezistente.

„Liria“ në hapësirat fizike dhe virtuale Festivali Freiraum ofron formate virtuale dhe në prezencë. Në BOZAR në Bruksel më 30 tetor 2020 në hapjen e festivalit flet politologu bullgar dhe fituesi i çmimit Jean-Améry Ivan Krastev. Ai do të çelë festivalin me fjalën e tij rreth “Lirisë dhe Europës në kohët e (post)koronës” dhe do të marrë pjesë në një debat të ciklit “Rrëfim në vetën e pare shumës” të Goethe-Institut Bruksel në bashkëpunim me zyrën locale të ARD-së dhe gazetën e përjashme “Die Zeit”. Në mbarë Europën do të transmetohet në 31 tetor 2020 (ora 14.00 deri 19.00) një program online me referime, diskutime live dhe performanca eksperimentale. Programi do të mund të ndiqet në 20 shtete partnere të Freiraum dhe në Bruksel. Eva Illouz, pedagoge e sociologjisë në Universitetin Hebraik Jeruzalem si dhe në École des Hautes Etudes en Sciences Sociales në Paris do të hapë programin online me një fjalim në lidhje me konceptin e „shtëpisë“ (fr. "foyer"), si vend arratie apo dhe burgosjeje në kohët e koronës.

„Big Conversation“ rreth situatës së lirisë së medias në Europë Festivali Freiraum më 31 tetor 2020 e vendos skenën e tij në teatrin multifunksional Beursschouwburg në Bruksel. Krahas ndërhyrjeve artistike dhe prezantimit të projekteve në ditën e tij të dytë në „Big Conversation“ zhvillohet një raund diskutimi gjithëpërfshirës në lidhje me temën e lirisë së medias. Përfaqësues të medias nga e gjithë Europa, përfaqësues të institucioneve europiane dhe OJF debatojnë me publikun rreth lirisë së fjalës dhe medias në Europë.

Informacione të mëtejshme rreth projektit gjenden në: goethe.de/freiraum