Slider

Të tjera

„Videoart at Midnight“

„Videoart at Midnight” është një projekt i themeluar në 2008 nga Olaf Stüber e Ivo Wessel. Çdo natë i dedikohet një artisti i cili prezanton punën e tij në kinemanë legjendare Babylon në Berlin. Ndër vite ky projekt ka prezantuar dhjetëra artistë që operojnë me gjuhën e videoartit.

Këtë vit Art House me mbështetjen e Goethe-Zentrum e në bashkëpunim me Olaf Stuber kishte planifikuar një program të veçantë me një përzgjedhje të zgjeruar nga ky projekt, i cili do të shfaqej në muajin maj në kuadrin e “Ekranit te Artit”. Sot kjo përzgjedhje i sillet publikut shqiptar në një version më të reduktuar në numër por jo në intensitetin artistik nëpërmjet katër punimeve në video të Anri Salës, Julian Rosefeldt, Marcel Odenbach dhe Muller&Girardet.

Kjo përzgjedhje e Lek Gjeloshit fokusohet në citate filmike, të cilat karakterizojnë të katër veprat duke përshkuar si muzikën e pikturën aq edhe gjuhën kinematografike.

“Videoart at Midnight” do të shfaqet në Shkodër më 17 tetor, ora 18.00 në Art House. Programi do të jetë në loop dhe do të vijojë deri në ora 21.00.


E shtunë, 17.10.2020
ora 18:00
Shkodër, Arthouse

Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjerman 2020 "Perspektiva: Evropa".