Slider

Të tjera

Tirana Time Capsules Realiteti Virtual si mjet për krijim hapësirash

Alex Walmsley në Tirana Art Lab - Center for Contemporary Art

-Rezidencë, workshop, ekspozitë

-maj-qershor 2021

Duke filluar nga maji i vitit 2021 Alex Walmsley do të qëndrojë 2 muaj në një program rezidence pranë Tirana Art Lab - Center for Contemporary Art. Walmsley së bashku me dy artistë të tjerë, të përzgjedhur nga më shumë se 200 aplikantë, do të krijojnë punë të reja që pasqyrojnë realitetin virtual duke kontribuar artistikisht në debatin e nisur nga projekti BEYOND MATTER. Programi i rezidencës është pjesë e projektit të bashkëpunimit në shkallë më të gjerë “BEYOND MATTER. Cultural Heritage on the Verge of Virtual Reality”, bashkëfinancuar nga Programi i Bashkimit Evropian ‘Creative Europe’

Gjatë majit dhe qershorit 2021 Walmsley së bashku me artistë dhe studentë vendas do të zhvillojnë projektin “Tirana Time Capsules”. "Kapsulat e kohës" do të trajtojnë strukturën komplekse urbane dhe rajonale të peisazhit të qytetit të Tiranës dhe zonës përreth në periudhat e ndryshme gjeologjike, historike dhe bashkëkohore të cilat formojnë peisazhin kulturor të rajonit. "Kapsulat kohore" do të krijohen nga skanimet 3D, regjistrimet në terren dhe video të marra brenda dhe jashtë Tiranës. Ato do të fiksohen brenda një kufjeje VR dhe do të jenë të aksesueshme gjatë ekspozitës përfundimtare. Një workshop në terren do t'u mundësojë artistëve dhe studentëve vendas të njihen me skanimin 3D, regjistrimet në terren dhe programin e fotogrametrisë për të përpunuar modelet 3D.

Alex Walmsley është një artist i Virtual Reality dhe zhvillues programesh i cili jeton në Berlin. Ai ka interes të veçantë për marrëdhënien ndërmjet botës fizike dhe asaj virtuale, dhe mënyrën se si ato ndërveprojnë në këndvështrimin social dhe teknologjik. Ai vjen nga një formim në arkeologji dhe antropologji (Universiteti i Kembrixhit, Universiteti i Gjenevës). Krahas punës së tij artistike ai është gjithashtu bashkëpunëtor shkencor për realitetin virtual dhe vizualizimin 3D në Universitetin HafenCity, Hamburg.

Rezidenca dhe projekti i Alex Walmsley në Tirana Art Lab - Center for Contemporary Art mbështetet nga Goethe-Zentrum Tirana dhe Programi i Bashkimit Evropian “Creative Europe”.

www.alexanderwalmsley.co.uk 

www.tiranaartlab.org

www.beyondmatter.eu