Slider

Të tjera

Takim letrar: Episode Shqiptare

Ⓒ Phil Dera

Episod: rrjedh nga fjala e lashtë greke epeisódion dhe do të thotë ndërkallje. Aventura, e panjohura, intermexo, ngjarja, zhvillimi i papritur, përvoja e rrufeshme, historia...

“Episodet Shqiptare” përshkruajnë dhjetë vite udhëtim dhe qëndrim në Shqipëri: nga Bjeshkët e Nemuna në veri deri në bregdetin e jugut; nga Saranda përmes Gjirokastrës deri në Liqenin e Ohrit. Ato të çojnë në fshatra të vetmuar, në kryeqytet, mes historisë së re të Shqipërisë; më tej, të shpien në gjire të braktisura dhe të ngjisin deri në vargmalet më të larta.
Jörg Dauscher e bën lexuesin pjesë të një udhëtimi të pakrahasueshëm përgjatë një vendi, i cili po ndryshon dita-ditës, me një peizazh të bukur natyror, si dhe tipare shumë të përveçme kulturore. Vend, i cili deri vonë është konsideruar gabimisht si një terren i rrezikshëm për të huajt.

Ky aktivitet organizohet nga Goethe-Zentrum Tirana.

Data: 18.10.2021, Ora:18:00, Bar Komiteti, Tiranë regjistrimi: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 
Data: 16.10.2021, Ora:11:00, Te Kube, Gjirokastër regjistrimi: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

Kujdes: kërkohet të rezervoni! Aktiviteti zhvillohet me publik të kufizuar me hyrje gratis. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. deri 48 orë përpara fillimit të aktivitetit. Lutemi për regjistrimin tuaj përmes emrit, numrit të telefonit, adresës email si dhe duke njoftuar kohën dhe vendin e aktivitetit. Hyrja do të jetë e mundur vetëm nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët. Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin dhe gjatë aktivitetit të mbani maskën.